Integrimi në BE, Manja në Rumani, Predoiu: Mësoni nga gabimet tona

schedule19:16 - 29 Qershor, 2022

schedule 19:16 - 29 Qershor, 2022

Me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Rumanisë, z. Cătălin Predoiu, Ministri shqiptar i Drejtësisë z.Ulsi Manja ka zhvilluar një vizitë dy ditore në këtë shtet. Qëllimi kryesor, ashtu si e vuri në dukje edhe vetë ministri shqiptar, është njohja e plotë me hapat e duhur të ndërrmarrë nga Rumania përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian, përsa i takon fushës së Drejtësisë, në momentet kur Shqipëria ndodhet pranë çeljes së negociatave të cilat hapen dhe mbyllen me kapitullin 23. Ministri rumun, pasi vlerësoi dhe mbështeti hapat integrues të vendit tonë, shprehu interesimin e tij për gjithë ndryshime e bëra në sistem nga ana e Shqipërisë lidhur me Reformën në Drejtësi. Pasi renditi pjesët thelbësore të reformës, z.Manja tha: “Vetëm një fakt, gjyqtar nga Shkolla e Magjistraturës shqiptare pas Reformës në Drejtësi del vetëm pas 11 viteve”, ndërkohë që në Rumani duhen 6 vite.

Predoiu përgjatë bisedës miqësore me z. Manja, premtoi se përgjatë takimeve të ardhshme të çdo lloj niveli, ekspertët shqiptarë të Ministrisë së Drejtësisë do të mësonin hapat e gabuar të hedhur nga Rumania në proçesin e integrimit. Dy ministrat përfunduan idetë për ngritjen e një partneriteti strategjik në nivel teknik, politikat për drejtësinë, për sistemin penitenciar, profesionet e lira, apo shërbimi i provës dhe politikat e gjyqesorit. Të dy ministrat nënshkruan në fund të takimit një deklaratë të përbashkët, për mbështetjen që Rumania do të japë për Shqipërinë në fushën e drejtësisë. Ministri Manja, e ka ftuar kolegun e tij për një vizitë në Shqipëri.

Gjatë vizitës së tij në Rumani, Manja dhe delegacioni që e shoqëronte, kanë zhvilluar një takim me edhe me Z. Crin – Nicu Bologa, drejtues i njësisë antikorrupsion, DNA. Ministri shqiptar u informua rreth vizitës së z. Bologa në vendin tonë dhe bashkëpunimit me SPAK. Manja vlerësoi punën e DNA, arritjet e së cilës kanë ndihmuar fort në vendimin për pranimin e Rumanisë në Bashkimin Europian. Ministri shqiptar vlerësoi në këtë kuadër punën e SPAK dhe tha se praktikat më të mira të DNA duhet të merren si shembull nga prokurorët tanë.

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja ka takuar edhe drejtuesen e Drejtorisë për Investigimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit znj. Oana Daniela PÂȚU. Ministri shqiptar ka prezantuar punën e bërë në luftën kundër krimit të organizuar, reformat e ndërrmarra në kuadër të këtij qëllimi, si dhe mbështetjen maskimale te Ministrisë së Drejtësiëë, për SPAK dhe Byronë e Hetimit. Znj. Patu shprehu gadishmërinë për krijimin e një partneriteti strategjik në luftën kundër krimit të organizuar.

Dy takimet e rradhës, Ministri i drejtësisë z.Ulsi Manja i kishte me Z. Cristian – Augustin Niculescu Tagarlas, Kryetar i Komisionit të Ligjeve i Senatit dhe Znj. Laura-Cătălina Vicol –Ciorba, Kryetare e Komisionit të Ligjeve të Dhomës së Deputetëve.

Rumunët vlerësuan vizitën e Ministrit shqiptar të Drejtësisë, rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit si dhe shprehën gadishëmrinë për rritjen e bashkëpunimit mes dy parlamenteve, sidomos me Komisonin shqiptar të Ligjeve. Në fjalët e tij, minsitri shqiptar theksoi se një nga arsyet e suksesit të Reformës në Drejtësi ishte gjithëpërfshirja e Parlamentit shqiptar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!