Sa i përket procesit të integrimit, për Presidentin Emannuel Macron, data fikse nuk është e rëndësishme. Në konferencën e përbashkët për mediat në Tiranë me kryeministrin Rama, Macron u shpreh se vendet që munden duhet të ecin më shpejt
“Është plotësisht e vërtetë, unë isha ai që pengoi procesin, se po vinim rrotull. Po ndodhte një proces mbledhja u bë në indeferencë të sigurtë, thuhej se do zgjasë edhe shumë, jeni në X kapitull, vendeve të tjera iu premtohej. Pra nuk thonim asgjë, unë thash ky proces nuk funksionon, ky proces duhet të jetë më politik. S’mund të jetë një proces burokratik, ku hapim kapituj dhe të flasim për nene, duhet të ketë një angazhim dhe investim të europianëve. Duhet të nxjerrim të gjitha pasojat që kjo të jetë e prekshme
Para dy vitesh propozova krijimin e Komunitetit politik Europian që të mblidhemi mes të ngjashmish, t’i jepej fund një mekanizmi hipokrit dhe jo efikas, po shkaktonte mëri te vendet fqinje. E kam fjalën për Serbinë, për të cilën kam shumë respekt, që ka hyrë prëj shumë vitesh në këtë process dhe po ecën shumë ngadalë. Dhe ju po e shihni që anëtarësimi në vendet europianë po bën prapa në këto. Ne që jemi në BE vetë duhet të bëjmë reforma, duhet të jemi të kthjellët. Në këtë frymë dua ta bëjmë këtë transformim, kemi ende shumë për këtë epokë të re ribashkimi, Është një nga sfidat. Vendet që munden duhet të ecin më shpejt. Duhet të mirëmbajme lidhjet me Europën, në vendet tuaj lidhjet janë të jashtëzakonshme.
Data nuk ka kuptim. Kjo shkon bashkë me angazhimin e vendit, bazohet në meritë. Ditën kur një vend të ecë më shpejt të transformohet nga krizat rajonale, ndoshta. Pra data e prerë është kundër kësaj fryme. Ajo cka e provokon procesin është një provokues gjeopolitik i jashtëm.
Mos e nënvlerësoni rëndësinë e rrugës vetë. Dy gjëra janë të rëndësishme: në momentin kur uleni rreth tavolinës, nuk ka më gjyshër e nipër ka vetëm të barabartë. Europa e ka humbur rrugën në luftrat civile, ishte aventure hegjemonish. Askush nuk mund të thotë unë e di. E dyta, Europa është një transferim sovranitetesh që e kemi zgjedhur vetë. Vendosim në mënyrë sovrane, heqim dorë nga disa kompetenca me dëshirën tonë, është një zgjedhje e vështirë, në vendet që kanë jetuar totalitarizëm. “Europa është si Moska”, kurrë mos e thoni këtë, e keni zgjedhur ju Brukselin në mënyrë sovrane. Kjo rrugë është e rëndësishme, Aventura europiane vendos të transferojmë sovranitet. Duhet të përtypet mirë, është një rrugë që nuk duhet bërë shpejt nëse nuk thuhet e vërteta.” tha Macron.