SHQIPËRI- Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Geron Kamberi, i ftuar në “Sheshi i Dollarit” analizoi procesin e integrimit, sfidat dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushë Shqipëria, në kuadër të përafrimit me Bashkimin Evropian.
Ai u ndal konkretisht te sektori i biznesit, sektori i cili siç thotë Kamberi përveç përfitimeve do përballet edhe me vështirësi të shumta.
“Ajo që duhet të bëjë biznesi, në këtë fazë, ata duhet të jene në dijeni të pozicionin që ka Shqipëria dhe pozicionin që ka BE kundrejt Shqipërisë, që lidhet me tregun e përbashkët.
Tregu i përbashkët evropian nënkupton, është se ka një mundësi që biznesi shqiptar të shkojë në BE, s’ka nevojë për tra për të hyrë atje, por ashtu edhe për biznesin europian, që mund të hedhin sytë nga tregu ynë.
Kjo do të thotë se ka mundësi, sfida dhe rreziqe të caktuara”, tha ai./abcnews.al