“Integrimi na siguron barazinë para ligjit, na duhet me çdo kusht BE”, Rama: Komisioni antikorrupsion do vijojë

schedule11:24 - 3 Prill, 2025

schedule 11:24 - 3 Prill, 2025

Në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE – Ruga e Reformave”, kryeministri Edi Rama theksoi ambicien e forcës politike që drejton për integrimin e vendit në familjen europiane, për të cilën theksoi se duhet bërë maksimumi.

Rama njoftoi se puna e komisionit të posacëm antikorrupsion do të vijojë,  duke vlerësuar se është kyc për të mundësuar jo vetëm hyrjen në atë derë, por edhe qëndrimin aty si një vend të konsoliduar të lirisë individuale dhe barazisë para ligjit

“Qysh prej 27 majit kur komisioni ka nisur punën, ne sot jemi në një nivel tjetër, kemi hapur 2 grupkapituj kemi ambicie të hapim të tjerë, jemi pozicionuar më mirë se asnjëherë në fushë e mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit në të gjitha renditjet europiane.

Në tërësi një vlerësim që ne na thotë shumë për të na inkurajuar por nuk na pengon të vijojmë të këmbëngulim në një pikë, konsolidimi i gjithckaje që është në proces, gjithcka është ende e kthyeshme, e brishtë, vulnerabël ndaj na duhet BE me cdo kusht e me cdo çmim. Interesat jo gjithmonë përputhen, ndaj jemi shumë të bindur që ky komision, puna e të cilit do vijojë edhe në legjislaturën e ardhshme, është kyc për të mundësuar jo vetëm hyrjen në atë derë, por edhe qëndrimin aty si një vend të konsoliduar të lirisë individuale dhe barazisë para ligjit. Besoj që ne e kemi treguar dhe po tregojmë përditë se jemi shumë ambiciozë nuk na mjafton të bëjmë minimumin duhet të bëjmë maksimumin.

Po punojmë për të krijuar një model revolucionar të AI për prokurimet publike, po bëjmë progress të konsiderueshëm vitin e ardhshëm do të kemi një model pa përfshirjen e njeriut në 95 % të procesit. Do të cojë mundësinë e korruptimi të këtyre proceseve drejt zeros, falë AI.

Për të shkuar më tej, dua të kujtoj që komisioni i posacëm ka qenë rezultat i një ndjenje alarmi të brendshëm përballë gjithë malit të negociatave dhe sfidës së jashtëzakonshme të koordinimit të një numri të jashtëzakonshëm burimedh dhe negociatash. BE nuk do anëtarësoje qëverinë e Shqipërisë, negociojnë një numër I madh agjencish të pavarura. Nevoja që kjo skuadër kombëtare të jetë e koordinuar është themelore.”- tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!