Integrimi i Shqipërisë në BE, shefi i diplomacisë evropiane: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor

schedule10:48 - 13 Korrik, 2022

schedule 10:48 - 13 Korrik, 2022

Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell ka dhënë një intervistë për median malazeze Vijesti, ku ndër të tjera ka folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar rastit të  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë dhe MV, BE-ja ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së.

Lexo edhe: Lajçak: Lufta e bëri zgjerimin sërish çështje politike, duhet ta përfundojmë punën tonë me Ballkanin Perëndimor

Shefi i diplomacisë evropiane u shpreh se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë politike, teknike dhe financiare për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar të avancojnë reformat kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike që janë të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së.

“Progresi në prioritetet e reformave duhet të çojë në integrimin më të ngushtë të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, punën për integrimin e përshpejtuar dhe “futjen graduale” në politikat individuale, programet dhe tregun e BE-së”, ka thënë Borrel për Vijesti./ABCNEWS.AL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!