“Integrimi gradual vijon”, Borrell: Qytetarët kanë marrë benefite me rëndësi. BE duhet të zgjerohet në mënyrë të fortë

schedule15:37 - 30 Tetor, 2024

schedule 15:37 - 30 Tetor, 2024

“BE duhet të zgjerohet në mënyrë të fortë”. Kështu deklaroi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell në një konferencë për mediat, ku do të prezantohet edhe progres raporti për Shqipërinë, duke thënë se disa vende kandidate për t’u anëtarësuar në union “anojnë” krah politikës së Rusisë.

Borrell shtoi se Shqipëria është në mesin e vendeve që ndjekin linjën e BE ndërsa shtoi se procesi i integrimit po vijon gradualisht dhe se deri më tani qytetarët kanë marrë benefite të rëndësishme.

“Në 5 vite negociatat e anëtarësimit, në 2019 kishte pasur 5 vende kandidate. Sot janë 9 kandidatë dhe një kandidat potencial që bëhen 10. Nëse BE funksionon si një magnet për të tërhequr njerëzit dhe shtetet, integrimi gradual ka qenë duke vijuar dhe qytetarët e shteteve kanë marrë benefite tashmë. Nëpërmjet procesit, marrin përfitime dhe qytetarët i përjetojnë në përditshmëri, përfshin aksesin e ERASMUS plus.

Duhet të shohim për marrëdhënie më të forta, për politikat e sigurisë së jashtme, duke qëndruar me këmbë në tokë për vlerat tona të përbashkëta, për të siguruar paqen e rajonit dhe BE sepse unioni duhet të rritet në mënyrë të fortë. Jo vetëm të zgjerohet por edhe të jetë i fortë. Duam të jemi të gjithë së bashku të fortë. Nuk mund të mbash marrëdhënie me Rusinë dhe të presësh se vendi yt do të jetë pjesë e BE. Është kjo gjë ose tjetra. Përgjatë viteve kemi parë një indikator të kandidatëve që kanë vlera të përbashkëta me ne dhe orientim të përbashkët politik. Disa nga partnerët tanë në linjë të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë, përmend RMV, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjen dhe Kosovën. Ukraina dhe Moldavia kanë përmirësuar linjën e tyre“, tha Borrell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!