Integrimi, Gjipali: SHBA e përfshirë në zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

schedule19:36 - 20 Maj, 2022

schedule 19:36 - 20 Maj, 2022

Edhe presidenti i KE, Charles Michel, si të gjithë zyrtarët e lartë të unionit që kanë vizituar Tiranën këto 2 vitet e fundit, përsëriti se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat për anëtarësim deri në fund të presidencës franceze.

Drejtuesi i Lëvizjes Europiane për Shqipërinë Gledis Gjipali i ftuar në Radar në Abc ka komentuar takimin e fundit të tij me kryeministrin Rama dhe ngërçin e krijuar për shkak të marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, çështje që penalizon edhe Shqipërinë.

“Rezoluta e PE tregon dobësitë që Shqipëria duhet të trajtojë për t’u bërë vend anëtar i BE. S’po flitet për datë shumë të afërt. Mendoj që nisur dhe nga eksperienca e vendeve të tjera në momentin që fillojmë negociatat do ketë më shumë kritika dhe çështje që do adresohen. Të dy vendet i kanë plotësuar kushtet por bllokohen nga një veto që s’ka të bëjë fare me Shqipërinë. Është pozitive që të dy vendet të zhbllokohen, por nëse nuk ndodh  është korrekte që Shqipëria të kërkojë shkëputjen”.

Sipas Gjipalit në ditët e fundit edhe diplomacia amerikane është e përfshirë në zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.

“Në ditët e fundit është përfshirë dhe diplomacia amerikane në zgjidhjen e kësaj çështje, vetë Blinken. Ngërçi mes bullgarisë dhe Maqedonisë është tregues i dobësisë së BE. Lufta në Ukrainë ka sjellë një zgjim në vendet e Europës”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!