Integrimi/ Tirana ndahet nga Shkupi, burimi: Më 15 tetor me gjasë konferenca e dytë ndërqeveritare me komisionin

schedule10:47 - 26 Shtator, 2024

schedule 10:47 - 26 Shtator, 2024

Një tjetër hap në rrugëtimin drejt BE.

Shqipëria do të çelë kapitujt e parë të negiociatave me Bashkimin Europian më 15 Tetor. Një burim në dijeni të këtij procesit thotë se konferenca e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian do të duhet të mbahet po në këtë datë.

Shqipëria ka hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE në korrik të vitit 2022, me një rrugëtim të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por vendi ynë do të vazdojë rrugëtimin I ndarë nga Maqedonia e Veriut.  Për shkak të mosmarrëveshjeve midis Shkupit dhe Bullgarisë, hapja aktuale e kapitujve është shtyrë, duke ndikuar drejtpërdrejt në progresin e Tiranës.

Shqipëria përmbushi me sukses procesin “screening” për gjashtë grup kapitujt në Bruksel; duke plotësuar detyrimet për çeljen e kapitujve të pare, përfshirë zbatimin e Reformës në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit, dënimin e ish zyrtarëve dhe politikanëve të përfshirë në blerjen e votave apo progresin në reformën administrative.

Me këtë datë zyrtare të caktuar nga ndërkombëtarët për Shqipërinë, bie “kërcëimi” grek për Shqipërinë, për shkak të çështjes Beleri.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian konfirmon lajmin për Euractiv.

 “Rruga e pranimit të Shqipërisë në BE do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që do të hapen zyrtarisht më 15 tetor, sipas një vendimi unanim të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të mërkurën”

Po ashtu, të premten kryetarja e komisionit për çështje europiane, Jorida Tabaku, do të zhvillojë një mbledhje për të diskutuar për kapitujt e negociatave.

“Cluster 1 – Fundamentals” përfshijnë disa kapituj, si Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori, të drejtat themelore, drejtësia, liria, siguria dhe kontrolli financiar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!