Pas grupkapitullit të “Tregut të Brendshëm”, socialistet dhe demokratët nisën këtë të premte diskutimet për 8 fushat e grupkapitullit “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpëfshirëse”, për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
E pranishme në komisionin për ceshtjet europiane, kryenegociatorja Majlinda Dhuka, foli për progress në procesin e integrimit teksa tha se përparohet në hapjen e 27 kapitujve.
“Në 3 muajt e fundit të vitit 2024, Shqipëria çeli 10 kapituj dhe kritere. Këtë javë ne kemi diskutuar me ju 9 kapituj të tjerë të tregut të brendshëm dhe sot po diskutojmë me ju 8 kapituj të rrijtes gjithëpërfshirëse. në këto 6 muaj Shqipëria po progreson të çelë negociatat për 27 kapituj së bashku. Ky është një proces unik, pakthyeshëm dhe i bazuar në merita dhe bazohet në rekomandimet pozitive të Komisionit Evropian dhe vlerësimin e vendeve anëtare.”, tha kryebegociatorja Majlinda Dhuka.
Ndërsa kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, kërkoi që procesi i integrimit të nënshtrohet një debati kombetar me grupet e interesit.
“Në brenda dhe hapësirës që ju keni, por njëkohësisht edhe për hir të transparencës së këtij procesi, e përsëris edhe një herë kërkesën për nisjen e një dialogu gjithëpërfshirës me të gjithë palët në këtë process. Ky është një proces që nuk e bën dot vetëm një ministri, nuk e bën dot vetëm një administratë është një proces kombëtar, dhe qenia e një procesi kombëtar ka edhe përfshirjen e të gjithë grupeve të interesit“, tha Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane.
Dhuka tha se janë zhvilluar 32 tryeza diskutimi me grupet e interesit por në këtë fazë të procesit do duhet që informacionet të jenë konfidenciale.
“Qëndrimi negociues është vetëm një aspekt i procesit të negociatave që ligjvënësi e ka parashikuar të ruajë natyrën konfidenciale për arsye të karakterit të procesit të negociatave me BE-në. Por nga ana tjetër bashkëbisedimi me të gjitha grupet e interesit, përfshirja e të gjitha institucioneve dhe mjetet që ne përdorim si Plani Kombëtar i Integrimit Evropian janë tërësisht të hapura“, tha Dhuka.
Në mes të muajit mars pritet të mbahet konferenca e rradhës ndërqeveritare me Bashkimin Europian për grupkapitujt e “Tregut të Brendshëm” dhe “Konkurueshmëria dhe rritja ekonomike”.
Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar SHqipëria ka celur negociatat për Themeloret dhe Marredheniet me Jashte. Vete qeveria ka shprehur ambicien qe deri në 2027 të mbyllë të gjithë grupkapitujt për të qenë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian në 2030./abcnews.al

