Integrimi/ Çika: Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë. Hapja e të gjithë grupkapitujve, e arritshme

schedule13:20 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 13:20 - 17 Dhjetor, 2024

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt integrimit, teksa këtë të martë u mbajt konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel, ku u u çelën negociatat për kapitullin 6, në lidhje me politikën e jashtme dhe sigurinë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çika u shpreh se hapja e të gjithë grupkapitujve në vitin 2025, është e arritshme.

“Të gjitha këto që u zhvilluan sot në Bruksel, ishin një pararojë, pritej të ndodhte. Ishte një nismë që është marrë nga presidenca hungareze, ka dhënë mbështetje të veçantë, ka qenë aktive. Hapja e kapitullit 6, është pjesë e metodologjisë së re të Bashkimit Evropian. Me metodologjinë e re, Bashkimi Evropian ka zgjedhur formë të re të qasjes. Kjo është një formë se si të ndihmohen shtetet që përmbushin kushtet, që mund të hapin kapitull, pa mbyllur kapitujt paraardhës. Është një kapitull që nuk ka ndonjë vështirësi, si pjesa e grupkapitujve themelore. Grupkapijut e politikës së jashtme, sigurisë, në përgjithësi shtetet, i kanë linjëzuar politikat e jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian. Janë procedura që do duhet që të kryhen.

Pjesa e shqyrtimit të grupkapitujve të rinj, është mëse normale, mëse e arritshme. Shqipëria ka vendosur një objektiv, pjesën e shqyrtimit duhet ta mbyllë në vitin 2027. Shqipëria është vlerësuar si nga institucionet e Bashkimit Evropian, por edhe nga SHBA”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!