Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Integrimi, ambasador i ri në Bruksel/ Të ndarë për anëtarësimin në BE, por PS e PD mbështesin pasuesin e Ferit Hoxhës

schedule15:22 - 8 Prill, 2026

schedule 15:22 - 8 Prill, 2026

Të ndarë për integrimin, të bashkuar për ambasadoren e integrimit. Komisioni i Jashtëm zhvilloi seancën dëgjimore me të nominuarit për ambasadorë në Bruksel, Albana Dautlarrin për BE, dhe Gazment Barbullushin për Belgjikën, mes përlqyeshmërisë si të mazhorancës dhe të opozitës.

Dautllari do të pasojë në këtë Ferit Hoxhën, i cili nga ambassador u emërua ministër i jashtëm, e vetëdijshme për peshën që do të ketë në këto vite në Bruksel.

“Sot Shqipëria ndodhet në një moment kyç vendimtar për integrimin në BE. Anëtarësimi në BE është projekt kombëtar, jo më thjesht një vizion, por një proces konkret i orientuar me rezultate. Dueht përkushtim i vazhdueshëm dhe punë, përpara partnerëve tanë. Roli i ambasadorit është strategjik, duhet prani aktiv, angazhim, aftësi negociuese”, Dautllari.



Opozita nuk ishte kundër, vetëm ishte e shqetësuar se mos meritat e integrimit i merr kryeministri Rama, kurse mazhoranca socialiste kishte një porosi për ambasadoren e re, objektivin e 2030.

“Dua të bëj një paralelizëm me këtë detyrën e re që po merrni. Shqipëria është në moment kyç, për gjithë vendin, besoj se do të jeni totalisht e angazhuar jo politikisht, por si ambasadore që brenda afatit që ne mendojmë si parlamentarë që do të jetë i realizuar, ta bëjmë të mundur anëtarësimin në BE, e di që është sfidë nga më të vështirë, por duhet të jeni realiste edhe për raportimet që do të bëni, dhe sidomos me parlamentin e Shqipërisë”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

Në Komision ishte i pranishëm edhe i nominuari për ambasador të Shqipërisë në Belgjikë, Gazment Barbullushi i cili krahas detyrës së tij, garantoi se do të asistojë ambasadoren e BE në prioritetin e Shqipërisë për tu anëtarësuar brenda 2030.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!