“Integrated Energy”, bursa për studentët e “Polis”

schedule17:41 - 5 Shkurt, 2021

schedule 17:41 - 5 Shkurt, 2021

Kompania që merret me trajtimin e mbetjeve në Tiranë “Integrated Energy” jep gjashtë bursa studimi për studentët më të mirë  të vitit të parë në programin Master Shkencor për Menaxhim Mjedisor Urban, në Universitetin “Polis” në Tiranë.

Në ceremoninë që u zhvillua në ambientet e institucionit të Arsimit të Lartë, administratorja e Shoqërisë koncensionare “Integrated Energy”, Ariola Kodra tregoi pse ndërmorën këtë nismë.

“Ne synojmë që kontributet tonë të jenë të qëndrueshme në shoqëri. Që në momentin që kemi nisur aktivitetin në zonën e trajtimit të mbetjeve në filozofinë tonë ka qenë pjesëmarrja aktive në jetën sociale”, tha ajo.

Mbështetja e studentëve të Universitetit “Polis” vjen pas dy projekteve të tjera të rëndësishme që “Integrated Energy” ka realizuar në fushën e edukimit.

“Pasi kemi ndërtuar një kopsht, çerdhe në zonën e Kombinatit kemi vendosur t’i japim një vend të rëndësishëm edhe Arsimit të Lartë. Jam e bindur që gjithë ky investim do të shpërblehet  në mënyrën më të mirë të mundshme nga brezat e rinj”, u shpreh Kodra.

Administratorja e shoqërisë koncesionare“Integrated Energy”, Ariola Kodra  iu premtoi drejtuesve të Universitetit që dy prej studentëve më të mirë të punësohen pranë zonës së trajtimit të mbetjeve.

Zëvendësrektorja e “Polis” Phd Elona Karafili dhe Dekani i Fakultetit të Planifikimit dhe Mjedisit Prof Dr Sherif Lushaj, vlerësuan kompaninë për iniciativën.

“Jam surprizuar që kërkesa nuk erdhi nga ne, por ishte vetë kompania që u tregua e gatshme të bashkëpunojë pasi nuk është shumë e zakonshme që kompanitë të kenë këtë vizion apo largpamësi”, u shpreh Karafili.

Sipas një prej studenteve përfituese të bursës Maria Ristani, ky bashkëpunim mund t’u sjellë më shumë në të ardhmen.

“Kemi mundësi që në të ardhmen të kemi vende punë dhe një mundësi praktike shumë të mirë”, shprehet ajo.

Shoqëria koncesionare “Integrated Energy”, operon në Tiranë prej më shumë se 2 vjetësh dhe synon ti japë zgjidhje afatgjatë menaxhimit të mbetjeve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!