Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Instruktorja tregon sekretin si të çlironi stresin nëpërmjet kërcimit

schedule11:48 - 26 Nëntor, 2020

schedule 11:48 - 26 Nëntor, 2020

Instruktorja e kërcimit, Marinela Hysa ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa ku ndau disa sekrete për ta përdorur kërcimin si një terapi psikologjike.

Sipas saj, përveç muskujve të barkut dhe krahëve është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje dhe lëvizjeve të kokës pasi në këtë mënyrë arrijmë të çlirojmë stresin.

Të gjithë ne punojmë me pjesën e muskujve të krahëve dhe të barkut, dhe punojmë më vithet dhe këmbët për t’i tonifikuar, por harrojmë gjënë më kryesore të cilën e kam zbuluar vetë.

Ne harrojmë kokën, është shumë e rëndësishme kur ne stërvitemi duhet të vendosim kokën në lëvizje sepse si do të shkarkohen mendimet negative. Kur bën stërvitjen, stërvit dhe muskujt e kokës dhe përreth 10 minuta çliron stresin që ke në kokë.“, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!