Instruktor i arteve marciale, Tusuni: Pas studimeve në Japoni u riktheva në Gjirokastër, mësoj të rinjtë

schedule20:46 - 20 Prill, 2024

schedule 20:46 - 20 Prill, 2024

Ishte 14 vjeç kur u frymëzua nga realizimet kinematografike për të ndjekur ëndrrën e tij, ushtrimin e arteve marciale. Ky pasion lindi te Klodian Tusuni 29 vite më parë në Greqi, aty ku kishte emigruar se bashku me familjen e tij, por pavarësisht arritjeve të shkëlqyera, pjesëmarrja në evente sportive do të ishte e pamundur, për mungesë dokumentacioni dhe për shkak të shtetësisë shqiptare.

Mirëpo vështirësitë nuk e penguan.

Pas Greqisë udhëtoi drejt Japonisë për të ushtruar pasionin e tij dhe për të nisur karrierën në këtë fushë.

Klodiani sot jeton dhe punon në Gjirokastër. Në qytetin e gurtë merret me trajnimin e më shumë se 60 të rinjve në artet marciale.

Po ashtu ushtrohet edhe në sporte të ndryshme, një ndër to boksi. Në jo pak aktivitete, falë talentit dhe orëve të gjata të stërvitjes ka fituar edhe medalje.

Klodiani thotë se angazhimi në këtë sport luftarak ka shpenzime të larta të cilat deri më tani i ka përballuar vetë, pa asnjë mbështetje. Për të pasionuarit e arteve marciale Klodiani jep disa këshilla. Pak ditë më parë, në Vlorë u zhvillua eventi i radhës, ku sërish shoqata e drejtuar nga Klodian Tusuni fitoi një nga çmimet më të rëndësishme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!