Instituti për studimin e luftës bën analizën e luftës: Rusia po bën përparim gradual

schedule07:41 - 27 Prill, 2022

schedule 07:41 - 27 Prill, 2022

Rusia po bën progres gradual për fituar terren në Ukrainë, sipas vlerësimit të fundit nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

Organizata me bazë në Uashington tha se trupat ruse po lëvizin në mënyrë më metodike dhe më pak të shpejtë se në fazat e mëparshme të luftës, ndërsa kanë filluar të bëjnë zgjedhje ushtarake “më efektive”.

Ushtarët rusë në lindje po përballen me trupat ukrainase, të cilët kanë forcuar pozicionin e tyre kundër sulmeve të mundshme ruse që nga viti 2014, shkruan BBC.

Por në afërsi të Kharkiv-it në verilindje, rusët po gjejnë më pak rezistencë për shkak të pozicioneve ukrainase që janë krijuar rishtazi pasi pushtimi kishte filluar tashmë.

Lexo edhe: Sulmet në Transnistria, Ukraina premton mbështetje për Moldavinë

Luftimet po vazhdojnë në qytetin jugor të Mariupolit . Përveç bllokimit nga rusët të Uzinës Azovstal, ukrainasit “kanë gjasa të mbajnë ende pozicione të rëndësishme përtej uzinës”, tha ISW.

Ndërkohë, sulmet me flamur të rremë rus vazhdojnë në Moldavinë fqinje .

Instituti për Studimin e Luftës thotë se shpërthimet atje mund të jenë një përpjekje për të tërhequr trupat pro-ruse në rajonin e Transnistrisë në konflikt./abcnews.al/