Grupi militant Hezbollah me bazë në Liban ka në dispozicion deri në 200,000 raketa dhe deri në 100,000 luftëtarë, sipas Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS) – një institut i pavarur, por me bazë në Tel Aviv.
Gjatë natës dhe në ditët e kaluara, Izraeli ka kryer sulme brenda territorit libanez mbi ato që ai pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, të cilët janë përfshirë në përleshje me trupat e forcave izraelite të Mbrojtjes, shkruan Sky News.
Grupi i Hezbollahut mbështetet nga Irani, i cili e ka furnizuar atë me një rezervë të gjerë armësh.
“Hezbollahu përbëhet nga ushtarë të rregullt dhe rezervë, që vlerësohet të jenë midis 50,000 dhe 100,000 luftëtarë,” thuhet në raport. Pretendimet nuk janë verifikuar./abcnews.al