Instituti i Gjeoshkencave jep lajmin e mirë: Rreziku i përmbytjeve kaloi

schedule12:36 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 12:36 - 3 Dhjetor, 2017

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se situata po fillon të normalizohet dhe rreziku i përmbytjeve ka kaluar.

Në njoftimin e saj të fundit, lumi Vjosa do të tërhiqet dhe për këtë arsye janë hequr paralajmërimet për përmbytje.

“Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme (e diel, dt.03.12.2017) dhe ditës së nesërme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja. Përgjatë mbrëmjes së sotme lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral. Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve”, thuhet në njoftimin e IGJEUM./tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!