“Institucioni që vendos drejtësi është gjykata”/ Analisti Meçe: Berisha kërkon të bëjë vetëgjyqësi, akt i dënueshëm!

schedule22:11 - 25 Tetor, 2023

schedule 22:11 - 25 Tetor, 2023

Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC, analisti Arben Meçe u shpreh ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha po zbatohet një procedurë e rregullt ligjore, duke shtuar se ndaj tij duhet të ketë një procedurë si të gjithë qytetarët e Republikës.

“Me Sali Berishën duhet të ketë procedurë ligjore si të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Gjyqi do ta vendosë se çfarë do të ndodhë. Ky gjyq që po bëhet është detyrim për t’u pyetur. Deri tani është në cilësinë e një personi në hetim. Është person në hetim, po zbatohet një procedurë e rregullt ligjor, konform Kodit të Procedurës Penale”, ka theksuar ai.

Gjithashtu ai theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të bëjë vetëgjyqësi dhe nuk pranon që të merret drejtësia.

“Në kodin e Procedurës penale ky rast është i përcaktuar. Nëse të vjen një akuzë, ke 5 ditë kohë që ti drejtohesh organit që ta kundërshtosh akuzën dhe këtë të drejtë e ka ish-kryeministri i Shqipërisë. Por çfarë bën ai? Thotë unë nuk e njoh sistemin, pra nuk e njoh vendimin e gjyqit dhe bën një reagim që quhet vetëgjyqësi. Akti i vetëgjyqësisë është i dënueshëm, si akt. Tani nëse të ka shkelur të drejtat duhet t’i drejtohesh gjyqit, pasi i vetmi institucion që vendos drejtësinë dhe përcakton nëse akti është i drejtë i ligjshëm apo jo, është gjykata dhe nuk ka rrugë tjerë. Por Berisha thotë jo, dhe i bën sfidë sistemit? Por kush je ti?”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al/