Dy vite pas fillimit të pandemisë që ka shkaktuar më shumë se 5 milionë viktima, planeti është i papërgatitur për pandeminë e radhës. Ky është përfundimi i studiuesve të Indeksit Global të Shëndetësisë, i cili ka marrë në studim 195 vende. Sipas raportit, vendet nuk janë të përgatitura për pandeminë e radhës duke theksuar se diçka e tillë do të rrezikojë edhe më shumë botën ndaj emergjencave të ardhshme.
Vlerësimi i aftësisë së secilit vend për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar ndaj emergjencave shëndetësore në vitin 2021 është bazuar në informacionin publik. Studiuesit peshuan edhe faktorë të tjerë, si besimi i publikut në qeveri. Rezultati mesatar i të gjitha vendeve të vlerësuara për vitin 2021 ishte 38.9/100, duke mbetur i pandryshuar që nga viti 2019, ndërsa asnjë vend nuk shënoi mbi 75.9.
Ku dështuan vendet?
Shtetet e Bashkuara mbetën në krye të renditjes së përgjithshme në vitin 2021, si dhe në vitin 2019 kur u formua Indeksi i parë përkatës i Sigurisë Shëndetësore. Megjithatë, duke analizuar të dhënat individuale, SHBA-të shënuan pikën më të ulët për sa i përket besimit të publikut tek qeveria, e cila lidhet me numrin e lartë të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi.
Për gati dy vite, politikanët amerikanë vunë në dyshim motivet dhe mesazhet e zyrtarëve shëndetësorë dhe vunë në dyshim ashpërsinë e virusit dhe efektivitetin dhe sigurinë e vaksinave. Si rezultat, shumë persona ishin të gatshëm të respektonin rekomandimet e shëndetit publik për të ngadalësuar përhapjen e virusit, tha ai.
9 vendet e tjera me indeksin më të lartë të sigurisë shëndetësore janë: Australia, Finlanda, Kanadaja, Tajlanda, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Koreja e Jugut dhe Suedia.
/abcnews.al