Nga Erblina Mile
Shqipëria ka pritur rreth 24 mijë turistë më pak në tre muajt e parë të këtij viti nëse e krahasojmë me vitin 2019.Të dhënat e INSTAT mbi lëvizjen e shtetasve nxjerrin në pah se gjatë periudhës janar-shkurt –mars 2022 në vend kanë hyrë 671 mijë 210 shtetas të huaj. Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët nëse e krahasojmë me periudhën para pandemisë kur në vend u regjistruan 695 mijë persona të huaj.
Kjo tregon se turizmi shqiptar ende nuk ka kapur ritmin e periudhës para pandemisë. Megjithatë nëse e krahasojmë me një vit më parë ka një rritje të hyrjes së shtetasve të huaj me rreth 157 mijë persona ose 30 % më shumë.
Gjatë tre muajve të parë 2022, vendi që ka shifrën më të lartë të shtetasve m në Shqipëri është Greqia me gati 5 herë, ndërsa Kosova ka pësuar rënien më të ndjeshme me 9,5 %,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Gjatë periudhës së pandemisë hyrjet e shtetasve nga Kosova kanë mbajtur peshën kryesore të turizmit në vend ndërkohë që në tre muajt e parë të këtij viti kjo tendencë duket se është zbehur ndjeshëm.
Edhe numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë shtetit në këto tre muaj ka pësuar një rritje të konsiderueshme me rreth 39%.Sipas ët dhënave të INSTAT numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë periudhës janar-shkurt-mars, është mbi
1 mln krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./abcnews.al