INSTAT: Në janar eksportet e mallrave u rritën me 20.2%

schedule16:51 - 17 Shkurt, 2023

schedule 16:51 - 17 Shkurt, 2023

Eksportet kanë sjellë në ekonominë shqiptare  42 miliardë lekë në janar.Të dhënat zyrtare të INSTAT  tregojnë se nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja e eksporteve rezulton se është 20.2% ose 7 miliardë lekë më tepër.Ndikim kryesor në rritjen e eksporteve ka dhnë nëngrupi Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.Janari ka qenë një  muaj  me reshje intensive shiu dhe prodhimi i energjisë në vend ka qenë  i lartë duke siguruar edhe të ardhura nga eksporti.

Sektori fason duket se është rimëkëmbuar .Në janar të këtij viti rezulton se eksportet e tekstileve dhe këpucëve  janë rritur 3,7%.Më pas  kontribut në  rritjen e  eksporteve  kanë dhënë nëngrupi makineri,pjesë këmbimi si dhe material ndërtimi.

Italia është vendi me të cilin  Shqipëria ka  nivelin më të lartë të tregtisë duke regjistruar 15.7 mld lekë në janar.

Vlen të theksohet se rritje të fortë ka pësuar niveli i eksporteve me Maqedoninë e veriut e ndjekur nga Kosova dhe Greqia.

Importet e mallrave arritën vlerën 58 mld lekë, duke u rritur me 5,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 38,5 %, në krahasim me Dhjetor 2022. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 16 mld lekë, duke u ulur me 19,4 %, krahasuar me Janar 2022 .

VLERA E EKSPORTEVE

JANAR 2023    42 MLD LEKË

JANAR 2022       35 MLD LEKË

PESHA E GRUPEVE NË EKSPORTE

Minerale dhe energji elektrike         12,9 %

Tekstile dhe këpucë                              3,7 %

Makineri dhe pjesë këmbimi               1,6  %

Materiale ndërtimi dhe metale           1,4%

Produkte kimike dhe plastike             -0,8 %

Eksportet sipas vendeve

Italia                  15.7 mld lekë

Maqedonia        4.4 mld lekë

Kosova                3.6 mld lekë

Greqia                3.3 mld lekë

Gjermania             3 mld lekë

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!