Pas goditjes së fortë nga pandemia sektori i ndërtimit në vend ka nisur të gjallërohet gjatë muajve të fundit.
Sipas të dhënave të INSTAT gjatë periudhës korrik –shtator janë miratuar 262 leje nga 206 që ishin tre muaj më parë ose rreth 53 më shumë.
Shtimi i kërkesave për të ndërtuar duket se i ka dhënë hov rritjes së lejeve të ndërtimit gjatë muajve të fundit në Shqipëri.
Por pavarësisht kësaj nëse bëjmë një vlerësim të së njëjtës periudhë me një vit më parë rënia është e konsiderueshme.
Në tremujorin e tretë 2020 janë miratuar gjithsej 262 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 308 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2019, duke shënuar një rënie prej 14,9 %.
Tirana vazhdon që të marrë edhe numrin më të lartë të lejeve të miratuara dhe përgjatë korrik-shtatorit i janë aprovuar 68 të tilla e ndjekur nga Durrësi me 49 leje dhe Fieri me 32.
Qarku me nivelin më të ulët të lejeve në vend rezulton Dibra vetëm me 3 të tilla e ndjekur nga Gjirokastra me 5 leje dhe Shkodra me 8.
Peshën kryesore të lejeve të ndërtimit gjatë periudhës korrik-shtator e mbajnë ato për banesa me 1 kate dhe 2 kate.
Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierie është 19,5 miliardë lekë, nga 25,8 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2019, duke shënuar një rënie prej 24,3 %.
Lejet e ndërtimit
TIRANA – 68 LEJE
DURRËSI – 49 LEJE
FIERI – 32 LEJE
ELBASANI – 27 LEJE
SHKODRA – 8 LEJE
GJIROKASTRA – 5 LEJE
DIBRA – 3 LEJE/abcnews.al/