Nga Erblina Mile
Pandemia i ka shkaktuar një goditje të fortë ardhjes së turistëve në Shqipëri.Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në periudhën janar-qershor numri i vizitorëve është ulur me 75,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2019.
Por edhe turistët që kanë ardhur kanë qëndruar shumë pak nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT numri i net qëndrimeve është ulur me 76,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2019.
Ulja drastike e turistëve ka ndodhur sidomos në kohën që vendi ka qenë në karantinë dhe shumë shtete mbyllën kufijtë. Ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti treguesi janë më pozitivë dhe rezulton se numri i vizitorëve është ulur me 10,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2019.
Ndërkohë sipas shteteve Kosova ka numrin më të lartë të shtetasve të ardhur në Shqipëri e ndjekur nga Italia dhe Gjermania. Por pavarësisht këtyre treguesve negativ rëndësi në shifrat përfundimtare prioritetet të ketë numri i turistëve të ardhur gjatë periudhës korrik-shtator pasi shumë të huaj që vijnë në Shqipëri frekuentojnë bregdetin.
Ardhja e e organizuar e turistëve me chartera në vend organizohet vetëm gjatë muajve të verës dhe kjo mund të përmirësojë disi situatën. Sektori i turizmit ka shumë rëndësi për ekonominë shqiptare dhe pritet të ndikoj direkt në ecurinë ekonomike në vend. Institucionet ndërkombëtare financiare parashikojnë që ekonomia shqiptare të arrij në -9 % gjatë këtij viti.Ndërsa rimëkëmbja e vërtetë parashikohet të nisë vetëm në vitin 2022./abcnews.al

