INSTAT: 7.5 milion turistë të huaj hynë në Shqipëri gjatë vitit 2022

schedule15:33 - 25 Janar, 2023

schedule 15:33 - 25 Janar, 2023

7.5 milionë turistë erdhën në Shqipëri gjatë vitit 2022.Viti që lamë pas rezulton një ndër më të mbarë që pas pandemisë .Sipas të dhënave të Instat numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2022 është 7.5 milionë duke u rritur me 32,6 %, në krahasim me vitin 2021.

Kjo tendencë ka bërë që operatorët turistikë në vend të marin masa për të shtuar kapacitet për pritjen e turistëve. Por e njëjta tenencë është edhe qytetarët shqiptarë. Të dhënat tregojnë se personat që kanë udhëtuar jashtë në vitin 2022 është 5.8 milinë duke u rritur 40,4 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Turistët e ardhur nga vendet e Europës mbajnë peshën kryesore të shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipëri. Spanja ka pasur numrin më të lartë të turistëve që kanë preferuar të vizitojnë vendin tonë e ndjekur më pas nga Anglia.

Por një rritje të konsiderueshme të vizitorëve ka pasur edhe nga vendet e Ballkanit si Kosova apo Mali i Zi. Turizmi patriotic duket se vijon të mbajë peshën kryesore pasi nga shifrat konstatohet se shqiptarët e Kosovës që vizituan Shqipërinë tejkaluan shifrën 3 milionë. Turistët përzgjedhin të udhëtojnë për në Shqipëri kryesisht nëpërmjet aeroportit ‘Nënë Tereza’ pasi hyrjet në këtë pikë kanë pësuar një rritje të fortë me më shumë se 70%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!