Instagramin tani mund ta kontrollojnë prindërit tuaj

schedule20:17 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 20:17 - 7 Dhjetor, 2021

Sipas “BBC” Instagram pritet që t’u ofrojë mundësinë prindërve që të kontrollojnë kohën që fëmijët e tyre adoleshentë kalojnë në platformën sociale.
Prindërit do kenë mundësinë që të kontrollojnë sa kohë kanë kaluar në aplikacion fëmijët e tyre dhe t’i vënë një limit në përdorimin e tij. Ky vendim erdhi pasi drejtuesi i kompanisë Adam Mosseri do flasë para senatorëve për sigurinë online.

Instagrami ka qenë në presion për përdorimin e platformës nga adoleshentët. Një studim i brendshëm i kompanisë tregoi se të rinjtë fajësojnë Instagramin për shtimin e ankthit.
Përdoruesit që do kalojnë shumë kohë në rrjetin social do t’iu shfaqet opsioni “Do Pushim”.

Opsioni i ri do të jetë aktiv që nga dita e sotme në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Kanada, Australi dhe në Zelandën e Re. Adoleshentët do të shikojnë historikun e komenteve, pëlqimeve dhe postimeve në platformë që nga muaji i ardhshëm.

Ndërkohë, Instagrami po shton opsionet e reja që të rrisë sigurinë online të përdoruesve. / abcnews.al