Inspektorët kapin në “shkelje” 46 subjekte, Braho për “ABC News”: Asnjë tolerim për abuzuesit, është koha të ruajmë veten

schedule14:54 - 6 Prill, 2020

schedule 14:54 - 6 Prill, 2020

Shqipëria ka hyrë në javën e pestë të luftës me COVID-19, ndërkohë që beteja më e madhe krahas asaj që bëhet në institucionet shëndetësore është ajo e ndërgjegjsimit të qytetarëve dhe subjekteve për marrjen e masave për parandalimin e koronavirusit. Çdo ditë në terren inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor kanë kryer 27830 inspektime dhe monitorime në institucione dhe publike për të monitoruar marrjen e masave.

Ky subjekt ende nuk është në dijeni se për të ruajtur shëndetin e punonjësve të tij dhe klientëve, duhet që të ketë në zotërim dizinflektant, ndërkohë që inspektorët paralajmërojnë marrjen e masave.

Por, për të gjithë të pabindurit, Inspektorati Shtëtëror Shëndetësor ka firmosur masat administrative.

Masat për fasonerit call center, banka dhe kompani celulare

Kreu i këtij inspktoriati, Vjollca Braho flet për kontrolle të vazhdueshmëe dhe paralajmëron të gjithë subjektet të marrin masa më herët se inspektorët të firmosin masat e parashikuara në vendimet dhe aktet normative të qeverisë.

 “Në të gjitha subjeket që kemi gjetur me shkelje ne kemi vendosur 46 masa administrative në të gjithë Shqipërinë. Duke filluar nga subjekte fasoneri, ku janë 6 subjekte të cilat kanë qenë me masa administrative dhe si rezultat i masave jo të mara nga ana e tyre për mbrojtjen e tyre e punonjësve të tyre, janë vendosur masa administrative.

Janë marrë 10 masa për subjeket bar, kafe, restorante të cilët u gjetën të hapura. Gjithashtu janë marrë 6 masa për farmacitë”, u shpreh Braho.

Në kohën kur qeveria do të aplikoj një lehtësim të masave shtrënguese në luftën me covid-19, subjektet e biznesit por edhe institucionet publike do të duhet të rrisin virgjilencën për të frenuar përhapjen e virusit që deri tani ka shkaktuar 21 humbje jete në vendin tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!