Pak përpara se të nisej për në centralin e Zaporizhzhias, kryeinspektori bërthamor i OKB-së u tha gazetarëve se ishte në dijeni të “aktivitetit të shtuar ushtarak” në zonë, por ata gjithsesi do të vazhdonin me vizitën e tyre, sipas BBC.
“Duke peshuar të mirat dhe të këqijat dhe duke arritur deri këtu, ne nuk do të ndalemi,” u tha ai gazetarëve përpara se të nisej për në centralin bërthamor.
Grossi, i cili drejton Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, dha deklaratën ndërsa Ukraina po akuzonte Rusinë për bombardimin e Energodarit, qytezën që ndodhet shumë pranë centralit.
/abcnews.al


