Inskenuan grabitjen, drejtori dhe specialisti i zyrës së “Tokës” falsifikuan dosjen e Dhërmiut për Spiro Dunin

schedule11:20 - 15 Tetor, 2021

schedule 11:20 - 15 Tetor, 2021

E gjithë ajo që katër ditë më parë u denoncua me bujë të madhe si një grabitje në zyrat e administrimit të Tokës në Vlorë rezulton të ketë qenë e gjitha një inskenim e vetë drejtorit i cili doli vetë në media duke folur për “grabitjen”.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Elton Nika se drejtori Bardhi Gjika në bashkëpunim me specialistin Kreshnik Mino kanë falsifikuar disa dokumente për pronat në Dhërmi në pronësi të Spiro Dunit, i cili është vënë në pranga bashkë me Gjikën dhe Minon.

Sipas, të dhënave paraprake dyshohet se çështja pronësore e familjes Duni po gjykohet pasi ka pasur pretendime për falsifikime.

Dokumentet origjinale janë kërkuar të vihen në dispozicion të organeve të drejtësisë, dhe për të mos u zbuluar falsifikimi funksionarët e këshillit të Qarkut, kanë sajuar vjedhjen e tyre. Këto dokumente janë origjinale vetëm në këtë zyrë dhe nuk janë administruar nga ASHK. /Abcnews.al