Flet italiani që inskenoi vdekjen në Pukë: Jetova me priftërinjtë, në Shqipëri bëra krime

schedule20:27 - 20 Shtator, 2021

schedule 20:27 - 20 Shtator, 2021

Ish-gjyqtari italian i futbollit, biznesmeni Davide Pecorelli ka folur për herë të parë pasi u zbulua se ishte gjallë, 8 muaj pasi inskenoi vdekjen në Pukë. “Dua të shoh fëmijët e mi, pastaj do të flas” tha dje ai dhe sot u rikthye për të treguar gjithçka, por rezervat janë të shumta.

Unë kam katër fëmijë, tre prej tyre janë ende të mitur, ju lutemi bëni punën tuaj në mënyrë profesionale” u tha ai, fillimisht gazetarëve.

Ai tha se familja e tij nuk dinte asgjë për atë që po ndodhte dhe shton “Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Kam shkelur disa ligje, për të cilat do të flasë prokurori. Pjesa e parë e historisë është tragjike, por nuk do jem unë ai që do t’i tregojë“.

Kush i vuri flakën makinës? Pse ky inskenim? “Ajo që është e sigurt” tha Pecorelli “është se unë kurrë nuk do të jem një sipërmarrës përsëri në Itali. Nëse do t’i bëja të gjitha këto për sigurimin? Jo, unë nuk do të arrija deri këtu”.

Pecorelli tani do të shkojë në shtëpi pranë familjes së tij. “Unë nuk kisha qenë në kontakt me askënd muajt e fundit” – thotë ai – “të dashurit e mi më panë përsëri kur u ktheva nga ishulli Montecristo.

Kam kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh pranë Medjugorje (Bosnje). Në Shqipëri kam shkelur disa ligje. Por unë i thashë gjithçka prokurorit, ata do t’i bëjnë të ditura detajet” deklaroi ai.

Italianin e pret një betejë e vështirë përballë drejtësisë në Itali dhe Shqipëri mbi inskenimin e vdekjes dhe zhdukjes pa gjurmë, teksa u zbulua se ishte gjallë vetëm pak ditë më parë në vendin e tij. Por përse u fsheh për tetë muaj?

Çdo problem në Shqipëri ose vështirësitë financiare që mund t’i jenë shfaqur, mund ta kenë vënë atë para problemeve ose në rrezik” shkruan gazeta “La Nazione” në Itali.

Biznesmeni do të hetohet në vendin tonë për të paktën 4 akuza. Shkatërrimi i pronës, pasi mjetin që ai dogji në Pukë, e kishte marrë me qira në një kompani private në Rinas. Akuza tjetër është ajo e dhunimit të varreve, pasi eshtra e gjetur në vendngjarje dyshohet të jetë marrë në varreza të vjetra.

Pecorelli do të hetohet edhe për kalim të paligjshëm të kufirit. Kjo, pasi ai kaloi në mënyrë ilegale dhe me identitet të rremë kufirin nga Hani i Hotit deri në Itali./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!