Inskenoi vdekjen e tij, Pecorelli do të hetohet nga prokuroria e Pukës për 4 akuza

schedule14:07 - 20 Shtator, 2021

schedule 14:07 - 20 Shtator, 2021

Nga Xhensila Kodra 

Biznesmeni italin, Davide Pecorelli që afro 9 muaj më parë inskenoi vdekjen e tij, do të hetohet në vendin tonë për të paktën 4 akuza.

Shkatërrimi i pronës, pasi mjetin që ai dogji në Pukë, e kishte marrë me qira në një kompani private në Rinas. Akuza tjetër është ajo e dhunimit të varreve, pasi eshtra e gjetur në vendngjarje dyshohet të jetë marrë në varreza të vjetra. Pecorelli do të hetohet edhe për kalim të paligjshëm të kufirit. Kjo, pasi ai kaloi në mënyrë ilegale dhe me identitet të rremë kufirin nga Hani i Hotit deri në Itali.

Lexo edhe: “Karta e tij u aktivizua”, si u zbulua skema e Davide Pecorelli, misteri që mbulon ngjarjen

Pala shqiptare u ka dërguar autoriteteve italiane me shkresë të gjitha pyetjet që duhet t’i bëhen Pecorellit. Ku përgjigjet e tij do të jenë në interes për hetimet që po kryhen në vendin tonë.
Këtë të hënë ai do të merret në pyetje nga prokuroria e Perugias për të dëshmuar arsyet pse inskenoi vdekjen e tij, si dhe kush janë personat që e ndihmuan atë.

Hetuesit italianë zbuluan se Davide Pecorelli ishte gjallë, pas një tërheqje parash që ai kishte bërë nga llogaria e tij bankare.

Karta e kreditit të Pecorellit u aktivizua dhe mesazhi që dikush kishte tërhequr të holla nga llogaria e tij, shkoi në telefonin e Jonida Danit, bashkëjetueses shqiptare të Pecorellit. Kjo e fundit më pas njoftoi autoritetet policore.

Pas kontrolleve, u zbulua se Pecorelli ditët e fundit kishte qëndruar në një hotel në provincën e Grossetos. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!