Ministria italiane e Drejtësisë ka miratuar ekstradimin drejt Shqipërisë ndaj biznesmenit Davide Pecorelli, I cili inskenoi vdekjen e tij në janar të vitit 2021. Fillimisht ishte Gjykata Italiane e Apelit që në Maj 2024 dha dritën jeshile per ekstradimi e tij ndërsa tashmë vula e ekstradimit është vënë nga ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio.
Në prill të vitit 2024, Gjykata e Shkodrës, vendosi 4 vite burg për sipërmarrësin Italian. Vetë Pecorelli ka bërë edhe një reagim në mediat italiane ku thotë se vendimin nuk do ta apelojë në Gjykatën e Lartë italiane.
“Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara. Po mendoj të mos apeloj në TAR të Lacios, duke qenë se probabiliteti që unë të fitoj është I, me mirë le të shkoj në Shqipëri”.
Ne janar të vitit 2021 në një fshat të Pukës, Pecorelli inskenoi vdekjen e tij duke djegur makinën që kishte marrë me qira dhe hodhi disa mbetje skeletore brenda saj. Ai u gjet disa muaj më vonë ku u zbulua se ishte gjallë dhe gjithcka kishte qënë një inskenim i tij, pasi kishte qënë ne kërkim të një thesari./abcnews.al