Çifti shumë i dashur për publikun, Big Basta dhe Vesa Luma janë zhvendosur prej kohësh në Zelandën e Re, nga ku nuk ngurojnë të ndajnë momente nga përditshmëria e tyre. Çifti ka treguar se herë pas here i flasin shqip djalit të tyre, Lianit dhe se ndihen krenarë që e di shumë mirë gjuhën.
Ndërkohë, së fundmi përmes një postimi në rrjete sociale, krahas një mesazhi të edukatoreve të kopshtit të Lianit, Vesa ka zbuluar se ata kujdesen që ta përshëndesin të voglin e saj në gjuhën shqipe.
“E adhuroj mënyrën se si fëmijët inkurajohen të flasin gjuhën e nënës. Çdo ditë që Liani hyn në kopësht, të gjitha mësueset e përshëndesin në shqip”, ka shkruar Vesa krahas fotos. /abcnews.al