Injoroi sinjalin, trenat përplasen kokë më kokë, plagosen 10 persona

schedule20:21 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 20:21 - 18 Dhjetor, 2019

Një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar plagosjen e dhjetë personave. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë kryeqytetit të Bukureshtit dhe pritet që numri i të plagosurve të rritet.

Sipas Inspektoratit lokal të Situatave të Emergjencave të Qarkut Prahova, 10 persona të cilët kanë mbetur të plagosur do transportohen në spital ndërsa një prej tyre do të transportohet me helikopter.

Ndërkohë sipas informacioneve të para, të dy trenat u përplasën në stacionin Ploesti, ku treni i mallrave injoroi sinjalin për të ndaluar dhe u përplas me trenin e pasagjerëve.

Autoritetet bëjnë me dije se asnjë prej të lënduarve nuk është në gjendje të rëndë.

“Askush nuk është në gjendje të rëndë”, njoftuan autoritetet lokale të urgjencës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!