INJORIM TOTAL/ Spanja vazhdon të tallet, nuk e përmend fare Kosovën

schedule13:17 - 29 Mars, 2021

schedule 13:17 - 29 Mars, 2021

Spanja vijon të tallet dhe të injorojë Kosovën, edhe pse drejtuesit e RFEF (Federata e Futbollit të Spanjës) i konfirmuan presidentit Agim Ademi disa ditë më parë  mikpritjen e tyre për përfaqësuesen e Kosovës, duke e siguruar kreun e futbollit dardan se ndeshja Spanjë-Kosovë do të zhvillohet konform rregullores dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshjet zyrtare.

Përballja e grupit B, do të zhvillohet të mërkurën e 31 marsit në Sevilla, duke nisur prej orës 20:45. Spanja është një nga të paktat shtete evropiane që nuk ka njohur akoma pavarësinë e Kosovës. E përditshmja iberike AS nuk e shkroi fare Kosovën si pjesë të grupit B, teksa kohë më parë në Spanjë sfida me dardanët u cilësua si takimin kundër territorit të Kosovës.

Skuadra e Luis Enrique është nisur drejt Sevillas, teksa në njoftimin e kombëtares iberike në “Twitter” nuk përmendet fare Kosova, kundërshtari i ndeshjes së radhës. “Pasi siguruam tre pikët në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar, ekspedita spanjolle është e gatshme të fluturojë në Sevilla dhe të luajë raundin e fundit të këtyre tre ndeshjeve në rrugën drejt Kupës së Botës, Katar 2022″. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!