Iniesta i dërgon mesazh Xavit: Barca është shtëpia ime, jam gati ta ndihmoj

schedule13:11 - 15 Shkurt, 2022

schedule 13:11 - 15 Shkurt, 2022

Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta u largu nga katalanasit në vitin 2018, pas afro dy dekada në “Camp Nou”, periudhë në të cilët kishte shkëlqimin e tij si futbollist.

Spanjolli luante në skuadrën e yjeve, përkrah Messit, Xavit, Pique duke fituar gjithçka të mundshëm në la Liga me Barçën dhe në Champions League.

38-vjeçarit siç duket iu është rikthyer dëshira për të riveshur përsëri fanellën e blaugranave, teksa në një intervistë të dhënë për mediat spanjollë, Iniesta ka lënë të hapur mundësinë për kthimin në Barcelonë, pasi e pranoi se ende e vlerëson këtë klub si shtëpinë e vet.

Edhe pse mbush 38-vjeç Iniesta nuk ka ndërmend t’i japë fund futbollit të luajtur, por duke qenë se katalanasit nuk janë në momentin e tyre më të mirë këtë sezon për shkak të disa situatave të ndryshme që kanë ndodhur me klubin, mesfushori nuk ka nguruar t’i dërgojë një mesazh ish-shokut të tij të skuadrës te Barça, Xavit që tani i drejton ata si trajner, që është gati të kontribuojë për të kthyer Barcelonën në majat e futbollit.

“Do të doja të kthehem në Barcelonë. Do të doja ta ndihmoj institucionin. Ka shumë gjëra të përfshira dhe është e vështirë ta dish se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Barça është shtëpia ime dhe askund tjetër nuk mund të jem më mirë se atje. Sot më pëlqen shumë të mendoj për të luajtur. Kjo gjë më tërheq më së shumti sot”, ka deklaruar 38-vjeçari spanjoll. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!