Barcelona fitoi 0-3 në fushën e Valladolid mbrëmjen e kaluar. Leo Messi dhuroi asistin e golit të parë dhe shënoi të tretin për ekipin e tij. Një gol historik, pasi ishte i 644-ti me fanellën katalanase mbi supe, duke kaluar një legjendë si braziliani Pele (643 gola me fanellën e Santos).
15 years. 1 club. 644 goals. Kings aren’t made overnight. ?
Congratulate Lionel Messi by sharing your best versions for Goal No. 1 and 644 with the below format.
Participate with #644Messi, tag @BudweiserIndia, and stand to win exclusive Messi merchandise. pic.twitter.com/HS8mCUwcxv
— Budweiser India (@BudweiserIndia) December 23, 2020
Shifra të pabesueshme që vështirë do të thyhen nga ndonjë lojtar në të ardhmen. Budweiser, birra e njohur amerikane me të cilët ylli argjentinas ka nënshkruar një kontratë sponsorizimi, ka marrë një nismë interesante në lidhje me rekordin e “pleshtit”.
Të gjithë portierët të cilëve Messi u ka shënuar, do të marrin nga një birrë Budweiser të personalizuar. 644 shishe birre në total do të shpërndajë Budwesier, në ndër të rekordit të Leo Messit. /abcnews.al