Ingrid Gjoni i beson makinën, ç’bëri Xhani Demika? Binjaku: Gratë më të kujdesshme

schedule18:12 - 25 Mars, 2021

schedule 18:12 - 25 Mars, 2021

Xhani Demika dhe Entela Binjaku ishin të ftuar në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ku biseduan mbi temën: Femrat apo meshkujt janë më të mirë në timon? Sociologia Entela Binjaku tha se për femrat ekzistojnë paragjykime, por në fakt studimet tregojnë se janë më të kujdesshme se burrat ku drejtojnë makinën.

Për shkak se punon edhe me të huaj, Binjaku shtoi se ata tmerrohen nga batutat shqiptare se ‘kur pi, ngas më mirë’ Edhe Xhani shprehet po në të njëjtën mënyrë per gratë që i japin makinës, madje ai ndihet më i sigurt kur ka një shoqe në timon se sa një shok.

“Unë jam më i sigurt të hip në makinë me një shoqen time në timon se sa me një shok. Cunat i kap adrenalina e shpejtësisë kurse gocat janë më të kujdesshme”. Ndërsa biseda u ndal tek makinat luksoze që kryesisht shqiptarët dhe të rinjtë kanë qejf, Entela theksoi se në këtë pikë ndjehen keq ata që vërtet i posedojnë ato.

Ndërsa Xhani rrefeu një momente funny nga e përditshmja e tij: “Më qëlloi një ditë në semafor një makinë luksoze, ndërkohë unë timen e kam normale ekonomike.  Dhe më thotë “ hë mo lale se ktej dilni bëni reklama po shiko me ca makine je”. Unë tham “lale ti ke shpenzuar për makinën për t’u dukur, kurse mua më kanë hipur të gjithë këngëtarët që ëndërron në makinë”.

Hera e parë që Xhani ka parkuar makinën? S’do ta besoni por jo me makinën e tij. Ingrid Gjoni i besoi makinën kur ai ishte 16 vjec e mesa duket ia doli. Gërvishje, emocione? JO. Test i kaluar për Xhanin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!