Ingenuity kalon pritshmëritë, NASA zgjat misionin e helikopterëve në Mars

schedule11:38 - 1 Maj, 2021

schedule 11:38 - 1 Maj, 2021

Agjencia Amerikane e Hapësirës ka deklaruar se do të zgjasë misionin e  helikopterit të saj “Ingenuity” në Mars. Nasa tha se tre fluturimet e para të helikopterit, të quajtur Ingenuity, kishin rezultuar të suksesshme dhe ata kërkuan të zgjasnin operacionin në një fazë tjetër.

Faza e re do të zgjasë  30 ditë.

“Performanca teknike ka qenë fantastike dhe ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë tona, ” tha MiMi Aung, menaxheri i projektit Ingenuity.

Helikopteri 1.8 kg fluturoi në Mars në 19 Prill dhe qëndroi pezull në një lartësi rreth 2 metra për 40 sekonda para se të ulej. Por në fluturimet e tij të dyta dhe të tretat, helikopteri u ngrit në një lartësi prej 5 m.

 

Por njoftimi i së premtes është një ndryshim i kursit. Agjencia amerikane e hapësirës tha se ishte aq e kënaqur me performancën e helikopterit, saqë donte të eksploronte aftësitë e Ingenuity në një mënyrë të re.

Tani, helikopteri do të jetë pjesë e programi shkencor të rover-it. Fluturimi i katërt i helikopterit, i cili u zhvillua të premten, është fillimi i fazës operacionale. Sipas njoftimit të Nasa-s helikopteri fluturoi më shpejt se më parë.

Këto të dhëna do të ndihmojnë ekipin të lokalizojë një fushë të re fluturimi dhe në fluturimin e tij të ardhshëm, pas një jave, helikopteri pritet të fillojë fazën tjetër të misionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!