Infrastruktura, fokusi i buxhetit të ri/ Ekspertja e ekonomisë: Vijon mbështetja ndaj reformave të thella ekonomike dhe sociale

schedule14:33 - 29 Tetor, 2024

schedule 14:33 - 29 Tetor, 2024

Ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha në emisionin “Money Report” në ABC News, foli për projektbuxhetin e vitit 2025. Gjatë intervistës, Hoxha vuri theksin tek mbështetja e reformave ekonomike, por edhe ato sociale.

Gjithashtu ajo u shpreh se shpërndarja e fondeve bëhet aty ku janë edhe investimet kryesore.

“Projektbuxhetet nuk kanë rialokim të fondeve. Kjo sepse vendoset theksi i vlerës më të madhe të buxhetit aty ku janë planet për vazhdimësinë. Projektbuxheti i 2025 është buxheti i zhvillimit dhe i projekteve të mëdha. Gjithashtu projekte për rritjen e pensioneve do të kenë vlerën më të madhe dhe ndihmë për këtë do të jetë edhe projektbuxheti 2025”, tha ajo.

Sa i përket fondeve që përfitohen nga paketa e BE, Hoxha shtoi se është një impuls pozitiv për zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe se duhet të vendosen në zbatim me korrektesë dhe integritet.

“Impulsi është pozitiv dhe do të përkthehet në rritjen e vendeve të punës, përmirësimin e tregun e punës. Dhe duhet të përkthehet edhe në vlerësim të punonjësve të tregut të punës, sidomos për sektorin privat. Por për këtë duhet një menaxhim dhe zbatim për korrektesë dhe integritet”, tha ndër të tjera ekspertja e ekonomisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!