Infrastruktura, fokusi i buxhetit të ri/ Drafti për investimet publike rreth 162 miliardë lekë

schedule15:08 - 29 Tetor, 2024

schedule 15:08 - 29 Tetor, 2024

Fondet e buxhetit të vitit të ardhshëm do të përqëndrohen në  përfundimin e projekteve në  infrastrukturë. Në projektbuxhet është parashikuar që të përfundojnë një sërë projektesh të rëndësishme që tashmë kanë nisur si në rrugë, aeroporte apo hekurudha. Investimet Publike për vitin 2025 janë planifikuar në masën 6.2% e PBB-së 161.8 miliardë lekë  ose 1.6mld euro. Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2024, vëllimi i investimeve publike në vitin 2025 parashikohet me rreth 11 miliardë lekë më shumë. Disa kantiere të reja që pritet të nisin në vend janë segmentet e tjera  vijim i autostradës Thumanë-Kashar. Në këtë mënyrë pritet që vitin që vjen të  nisë ndërtimi  segmenteve Kashar-Lekaj e cila do të jetë një gjurmë plotësisht e re  me vlerë 56.7 mld lekë,Lekaj –Fier dhe Milot –Thumanë.

Një projekt i rëndësishëm i cili pritet të nisë është edhe ndërtimi i aeroportit të Gjirokastër për të cilin janë parashikuar 4.2 miliardë lekë. Ndërtimi i tyre është parashikuar që të realizohet në formen e koncesioneve në bashkëpunim me privatin. Po ashtu në fokus parashikohet të jetë  përfundimi i rrugës së Arbrit ,i hekurudhës  Tiranë –Rinas –Durrës, Hekurudha Vorë – Hani i Hotit apo zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ByPass i Elbasanit dhe  Elbasan – Qafë Thanë.

PROJEKTET E REJA

Ndërtimi i kashar-Lekaj    56.7 mld leke

Ndërtimi i lekaj –Fier        37.9 mld leke

Ndërtimi i Milot-Thumane   5.3 mld leke

Ndërtimi i aeroportit te Gjirokastres   4.2 miliarde leke./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!