Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Infrastruktura 2025-2029, Belinda Balluku ndan programin e investimeve: 700 kilometra rrugë të reja

schedule15:56 - 18 Shtator, 2025

schedule 15:56 - 18 Shtator, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka publikuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook” planin shumëvjeçar të investimeve në infrastrukturë për periudhën 2025-2029.

Sipas ministres, plani parashikon ndërtimin e mbi 700 kilometrave rrugë të reja në të gjithë vendin, duke përfshirë projekte strategjike si Bypass-i i Elbasanit, rruga turistike e Bregut (Dhërmi–Sarandë), Bypass-i i Sarandës dhe rruga e Ksamilit, Unaza e Çajupit (Gjirokastër–Libohovë–Kardhiq), rruga e Vjosës (Ersekë–Përmet–Tepelenë), aksi Berat–Skrapar–Gramsh, si dhe rrugët e zonave malore si Rruga e Liqeneve (Rrëshen–Burrel) dhe Rruga e Maleve (Vau i Dejës–Pukë–Fushë Arrëz).

/abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!