Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Informaliteti, ndërtimi në “lupën” e tatimeve/ Eksperti i punësimit: Aksioni pozitiv, duhet të vijojë pandërprerje

schedule14:19 - 26 Janar, 2026

schedule 14:19 - 26 Janar, 2026

Administrata tatimore vijon aksionin kundër informalitetit në sektorin e ndërtimit. Ministri i financave Petrit Malaj tha se nga rezultatet e deritanishme fondi i deklaruar i pagave u rrit me 9% vitin e kaluar.

Kontrollet per formalizimin do të vijojnë edhe në sektorë të tjerë me risk të larte, ku sipas planit aksioni do të shtrihet edhe në turizëm, ne sigurinë ushqimore, sektorin e tregtisë online dhe shitjen e automjeteve.

Kreu i Financave ndër të tjera njoftoi re procesi I rivlerësimit me tatim ter reduktuar 5% do ter nisë nga 15 shkurti.



Eksperti i punësimit, Erion Muça, i ftuar në “Money Report” tha se masa të tilla kontrolli duhet  të jenë të vazhdueshme. Ai theksoi se ndërhyrje të tilla duhet të jënë të vazhdueshme dhe të mos përqendrohen vetëm me aksione afatshkurtra.

“Nisma të tilla duhet të jenë të vazhdueshme. Të bëhen ndërhyrje të zgjuara, bazuar në kampionë të caktuar, me qëllim që të kemi përftim të madh. Mirëpresë çdo lloj forme inspektimi apo kontrolli, që shoqërohet me tregues konkrete të asaj çfarë arrihet hap pas hapi. Nuk duhet të ecim me programe afatshkurtra. Pagat e referencës është një ndihmë shumë e madhe për të kuptuar diferencat që kanë mes sektorëve të ndryshëm”, tha ai.

Ai theksoi se mosdeklarimi i pagave reale në sektorin e ndërtimit ka nxitur informalitetin.

“Nëse ka informalitet të lartë ai vjen nga abuzimi me paga duke shpërfillura mesataren e sektorit dhe krijon situatë dyshuese për informalitet dhe nuk i përgjigjet dinamikës dhe logjikës së pagave për atë sektor. Pagat e referencës detyrojnë sipërmarrjen që t’i paguajnë punonjësit sipas ligjit. Ndikimi do jetë pjesërisht pozitiv, sepse siç janë dhe fazat e shtrira do jetë dhe rezultati.  Nisma e rëndësishëm edhe për skemën e pensioneve”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!