“Informaliteti 2”, arrestohen 4 persona në Tiranë

schedule11:08 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 11:08 - 7 Dhjetor, 2019

Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit “Informaliteti 2”.

Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, por  për arsye hetimore nuk bëhen të ditur të dhëna të tjera.

Arrestimet kanë ardhur në vijim të planin të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Informaliteti 2”.

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest me burg” për 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor finalizuan operacionin policor të koduar “Informaliteti 2”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

– A. R., 46 vjeç,  A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe  A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, ku për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” ./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!