Influencuesit kanadez pas rikthimit në atdhe përballen me hetimin policor për festën e organizuar në avionë

schedule04:58 - 8 Janar, 2022

schedule 04:58 - 8 Janar, 2022

Një zyrtar kanadez tha se një grup influencuesish, sjellja e zhurmshme e tyre gjatë fluturimit çoi në bllokimin e tyre në Meksikë kanë fluturuar në shtëpi për tu përballur me një hetim. Një zyrtar i rëndësishëm shëndetësie tha se të 27 personat që u kthyen u kontrolluan në aeroport. Disa pjesëtarë të grupit mund të përballen me dënime të ashpra.

Një video tregon një festë që po zhvillohej në bordin e avionit pa respektuar rregullat Covid. Sjellja e tyre bëri që linja ajrore të refuzonte që t’i  kthente në shtëpi. Kompania ajrore “Sunwing Airlines” anuloi në datën 5 janar një udhëtim kthimi për 130 persona që niseshin nga Kankuni. Kompanitë “Air Transat” dhe “Air Canada” refuzuan që ti transportonin raporton “BBC”. Kryeministri kanadez Justin Trudeau e quajti sjelljen e grupit si “një shpullë në faqen” e qytetarëve që kishin respektuar rregullat e distancimit social dhe punonjësve të linjës ajrore.

Zoti Trudeau i’u refurua personave që kishin shkelur rregullat me fjalët në frëngjisht “idiot” dhe “barbar”.  Ministri i Shëndetësisë deklaroi që departamenti i policisë së Kebekut po hetonte udhëtarët.Transport Kanada po heton grupin dhe mund t’i gjobisë me një gjobë me një vlerë prej 2,900 paundësh.

Studentja Rebecca St Pierre i tha mediave kanadeze se udhëtimin e kishte fituar në Instagram. Ajo tha se ka rezultuar e infektuar me Covid prej ditës së martë dhe nuk ishte e sigurt si do ta paguante hotelin ku do të rrinte. Ajo vlerësoi se rreth 30 njerëz nga avioni janë infektuar. Studentja tha se disa udhëtarë planifikuan të vendosnin vazelinë në hundë në udhëtimin e kthimit për të penguar testimin për Covid.

Organizatori i udhëtimit James William Awad në një postim që bëri në Twitter tha se ishte thjesht një festë dhe që do të reflektojë si t’i bëjë gjërat më mirë herën tjetër. / abcnews.al