Inflacioni nuk ndryshoi në shkurt/ Instat: 1.9 përqind, ushqimet të shtrenjta por zbuten çmimet për grupet e tjera

schedule14:45 - 10 Mars, 2025

schedule 14:45 - 10 Mars, 2025

Inflacioni mbetet në të njëjtin nivel për dy muajt e parë të vitit 2025.Instituti I statistikave ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit që tregon se në shkurt të këtij viti inflacioni vijoi të qëndroj në nivelin 1.9%.

Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT, inflacioni për muajin shkurt ishte 1.9%, ndërkohë që një vit më parë, ky tregues ishte 2.6%.Krahasuar me muajin Shkurt 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,5 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” .Ndërkohë që nëngrupi Ushqime , pije joalkoolike dhe “Veshje e këpucë” kanë pasur një rritje të lehtë .

Për të disatin muaj vijon që nëngrupi  i transportit të pësoj ulje të çmimeve  me 2,2 %.Nisur nga ky tregues Banka e Shqipërisë pritet që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Mbikqyrës të lehtësoj politikën monetare duke ulur normën bazë të interesit  nga 2.75% që është aktualisht.

Pritshmëritë janë që niveli i inflacionit të riktheht në objektiv brenda këtij viti edhe pse tashmë kriza e çmimeve është tejkaluar.

Një rishikim i kësaj norme  në muajt në vijim  do të nxiste më tej ekonominë në vendin tonë  si dhe do të ulte kostot për kredidmarrësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!