“Inflacioni me i ulët në tre vjet’/ INSTAT: Indeksi i çmimeve bie në nivelin e 3.4 për qind

schedule13:56 - 13 Shkurt, 2024

schedule 13:56 - 13 Shkurt, 2024

Rritja e çmimeve  ka stopuar në fillim të këtij viti. Të dhënat e INSTAT konfirmojnë se gjatë muajit janar të këtij viti inflacioni  preku nivelin 3.4% niveli më i ulët që nga nëntori 2021.

Ndërkohë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur indeksi i çmimeve shënoi nivelin 7.2% niveli i inflacionit pothuajse është përgjysmuar. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,91 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”  me 0,44 %.

Ndërkohë që transporti ka pasur ndikim në ulje.

Përgjegjësja e sektorit të çmimeve pranë INSTAT sqaron se përllogaritja e inflacionit përditësohet çdo janar duke iu refereuar peshës së shpenzimeve sipas grupeve. Interesant është fakti që gjatë vitit të kaluar familjet shqiptare kanë shpenzuar më shumë për restorante dhe më pak për ushqime.

Ulja e nivelit të inflacionit është një  elemne shumë pozitiv për ekonominë  shqiptare si dhe një sinjal që Banka e Shqipërisë mund të shtyjë për një moment të dytë rrritjen e normave të interesit.Aktualisht norma e interesit është në nivelin 3.25%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!