Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho, i ftuar në një lidhje skype me studion e “Tirana Live” në ABC News, ka komentuar edhe inflacion momental të vendit tonë që sipas INSTAT në muajin shkurt 7-1%, duke pësuar një ulje të lehtë.
Eksperti tha se kjo ulje nuk është aq pozitive, pasi qytetarët shqiptarë në muajt janar dhe shkurt konsumojnë më pak nga të gjithë muajt e tjerë dhe kjo tregon se ky inflacion është i importuar.
“Nuk është aq pozitiv. Muajt janar dhe shkurt janë muajt me konsum më të ulët në Shqipëri. Në krahun tjetër të kesh një inflacion të tillë edhe në këto muaj do të thotë që t’i e ke të importuar inflacionin.
Kjo tregon se tregjet ndërkombëtare janë akoma në dallgë të larta të inflacionit, por pritet një ulje e tij. Do të ketë rritje, por shpejtësia e rritje do të jetë më e avashtë.
Kursimet e shqiptarët mund të gërryhen nga inflacioni”, theksoi Spaho.
Në lidhje me mënyrat se si mund të shpëtohet nga kjo situatë, Spaho u shpreh se Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave janë të detyruara që të marrin masa, por edhe këto masa janë një “pikë në oqean”.
Shikoni Banka e Shqipërisë është e detyruar të marri masa sepse duhet të mbajë nën kontroll inflacionin, ndërkohë ministria e Financave është e detyruar sepse kemi shtresa të mesme dhe të ulëta që duhet të mbrohen. Gjysma ë popullit shqiptar jeton në limitin varfërisë.
Të gjitha masa që do të merren janë një “pikë në oqean”. Masa që mund të merren jan 1-2% e prodhimit bruto, që mbulohet nga 10-15% rritjes së çmimeve,” tha eksperti.r.t/abcnews.al