Infermierja shpjegon pse përdorimi i dorezave nuk e parandalon infektimin nga koronavirusi

schedule11:25 - 6 Prill, 2020

schedule 11:25 - 6 Prill, 2020

Përdorimi i dorezave gjatë përhapjes së virusit COVID-19 mund të konsiderohet i rëndësishëm, por përdorimi i tyre është i padobishëm nëse individët nuk i lajnë duart me ujë të rrjedhshëm për të paktën 20 sekonda pas kontakteve direkte me objekte të infektuara.

Një infermiere e urgjencës nga Michigan-i (Molly Lixey), ka postuar një video në faqen e saj të Facebook-ut për të ilustruar përhapjen e koronavirusit, veçanërisht tek individët me sëmundje para-ekzistuese, edhe nëse ata përdorin doreza në vende publike, shkruan CNN.

Lixey ka shpjeguar se në një vizitë në supermarketin e saj të lagjes, shumica e blerësve që mbanin doreza nuk ishin të vetëdijshëm sesa lehtë infektimi nga virusi mund të përhapet. Për më tepër, infermierja tregoi se individët preknin fytyrën pasi kishin prekur sende ushqimore duke menduar se nuk do të infektoheshin.

 

https://www.facebook.com/molly.mckillop/videos/10100252201408846/?t=0

Për të treguar mënyrën e infektimit nga virusi në dyqanet ushqimore, Lixey regjistroi një video me doreza ndërsa pretendonte se ishte ne një supermarket. Virusi ishte simbolizuar me bojë të dukshme për t’i treguar audiencës sesi infeksionet virale transmetohen nga objektet tek njerëzit. Duke vazhduar udhëtimin e saj teorik, ajo demonstron sesi virusi u përhap nga sendet ushqimore tek Lixey. Më pas, infermieria përdori telefonin e saj për të demonstruar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Si fillim, Lixey merr nga raftet e supermarketit letrën higjenike. Virusi shpërndahet në dorezën e saj dhe më pas akumulohet tek telefoni i saj celularë. Ky observim përforcoi konkluzionin se telefonat celularë janë mbledhës të zakonshëm të mikrobeve dhe përdorimi i shpeshtë i tyre rrit rrezikshmërinë e prekjes nga koronavirusi.

Lixey vuri në dukje se ajo më pas u ekspozua me më tepër mikrobe teksa vazhdonte të prekte sende të tjera ushqimore, karrocën, dhe paratë që përdori për të paguar.

“Pasi blerësit dalin nga supermarketi, ata i heqin dorashkat duke menduar se rrezikshmëria e infektmit nuk ështe më prezente”,-u shpreh Lixey në video.

Për të theksuar mesazhin e saj për larjen e duarve pas përdorimit të dorashkave, Lixey theksoi, “Vazhdoni përdorimin e maskave dhe dorezave në ambjente publike, por kjo nuk mund të ndalojë përhapjen e mëtejshme të virusit. Është shumë e rëndësishme të lani duart pasi prekni objekte në vende publike dhe prekni sende personale si telefoni dhe çelësat e makinës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!