Infermierja me Covid: Të mallkuar ata që nuk besojnë, ja lista e mjekimeve!

schedule14:16 - 6 Qershor, 2020

schedule 14:16 - 6 Qershor, 2020

Infermierja Giulia Medea Oriani, 30 vjeçe, jeton dhe punon në zonën e Milanos dhe ka qenë pozitive me koronavirus për 21 ditë. Pastaj, për 58 ditë të tjera, ajo luftoi kundër trombozës, “ndoshta e shkaktuar nga koronavirusi”, shkruan Corriere Della Sera.

Ajo e rrëfeu përvojën e saj përmes një postimi të gjatë në profilin e saj në Facebook, postim i cili shoqërohet me një foto elokuente me kuti ilaçesh dhe shiringa të përdorura për trajtimin e pacientëve.

Përkushtimi”

“Unë jua kushtoj këtë postim teoricienëve të mallkuar të konspiracionit, të cilët pohojnë se koronavirusi nuk ekziston, se është krijuar për të fituar para Bill Gates, se ata na gënjejnë dhe situata nuk është aq e keqe sa duket, juve që nuk doni të mbani maska, juve që grumbulloheni në sheshe sepse nuk keni frikë nga një virus që vetëm vret të vjetrit në moshë, që pretendoni se virusi është problem vetëm për ata me sëmundje serioze dhe shumë e shumë idiotllëqe të tjera.

 

Juve që mendoni se asgjë nuk do t’ju ndodhë, ju tregoi foton e terapisë që duhej të bëja në dy muajt e fundit dhe që do të vazhdoj të marr edhe për ca kohë”.

Tridhjetë vjeçarja është akoma e tronditur nga kaq shumë urrejtje.

“Unë do t’i merrja të gjithë për të vizituar një herë të vetme njësi të kujdesit intensiv, do t’i vendosja ata ballë për ballë me pacientët e shtruar në spital dhe do t’i lija të flisnin me ta – thotë Giulia për gazetën italiane Corriere Della Sera’ – kisha dëshirë ti shikoja se si do ti përgjigjeshin telefonatave të të afërmve, të fëmijëve që qajnë për prindërit, miqtë, shokët që nuk do ti shikonin më kurrë.

Dhe papritura postimi i saj shkaktoi një valë ofendimesh që infermierja nuk i priste. ” “Mendoj se kam prekur çështje jashtëzakonisht të nxehta, duke ngacmuar zemërimin e teoricienëve të komplotit që m’u hodhën kundër”.

Por jo të gjithë, megjithatë, e fyen atë.

“Shumë pacientë ndiheshin të përfaqësuar nga historia ime sepse ata ndiheshin të braktisur gjatë sëmundjes”.

Infektimi me koronavirus

Giulia kontraktoi koronavirusin në muajin mars. “Gjatë ditëve të para kisha pak ethe, dhimbje muskujsh dhe pak vështirësi në frymëmarrje dhe pas pak ditësh shkova në spital ku ndenja për 21 ditë. Pas dhjetë ditësh pata dhimbje të forta e të vazhdueshme në këmbë. Gjaku im kishte filluar të mpiksej. Më vizituan kirurgët vaskularë dhe të përgjithshëm, hematolog, psikiatër, mjek të urgjencës dhe kardiolog. Kam kryer shumë teste  dhe një numër të pafund të testeve të gjakut. Më thanë gjithashtu të diagnostikoja takikardinë e sinusit dhe çrregullimin e stresit post-traumatik”.

Jetoja e vetme

Giulia është një profesioniste e kujdesit shëndetësor dhe shumë kolegë të saj kanë zgjedhur të jetojnë larg familjes, në mënyrë që të mos kontraktojnë virusin, por për shumë nuk ishte e mjaftueshme.

“Fillimisht reagova si profesioniste në botën e shëndetit, por më pas u zemërova me veten time pasi e morra Covid dhe që nuk mundesha të ndihmoja më në spital – thotë ajo – dhe ishte jashtëzakonisht shqetësuese.

“Unë jetoja vetëm dhe kam qenë vërtet e frikësuar nga vdekja, pasi kurrë nuk mund të përqafoja më të dashurit e mi dhe se kurrë nuk mund të kthehesha për të bërë punën time si më parë – shpjegon ajo dhe me iniciativën time kam marrë anksiolitikë për të frenuar  efektin e takikardisë por atëherë mjekët më thanë që ankthi nuk ishte shkaku dhe më pas vazhdova t’i merrja vetëm natën për të fjetur disa orë”

Psikologët

Edhe për foton e këtyre ilaçeve ajo ishte e mbuluar nga fyerje.

“Ata menduan se ishte pjesë e kurës për koronavirusin, por unë i merrja ato për veten time sepse çdo natë zgjohem për shkak të makthit dhe nuk mund të fle më shumë se katër orë. Për këtë arsye, përveç mbështetjes së prindërve të mi, unë u drejtova te një psikiatër dhe psikolog, sepse është e vështirë të jetosh me “fantazmën” e sëmundjes. Urreja shtëpinë time, e cila është më është bërë  burg për 79 ditë.

“Këto ditë, kam parë demonstrime dhe teza mohuese të jelekëve të verdhë dhe jam zemëruar. Të gjithë atyre që mendojnë se çdo gjë është e sajuar, ‘partizanëve të teorisë së komplotit Covid iu dedikoj çdo injeksion që kam bërë, çdo hematomë të shpërndarë në trupin tim, çdo tabletë që kam gëlltitur çdo ditë, çdo minutë të zgjimit në errësirë, çdo dhembje që ndjej në gjoks”.

Beteja e Giulia nuk ka mbaruar këtu

“Unë do të vazhdoj të ndihmoj pacientët e mi, veçanërisht ata që kanë përjetuar traumat e forta të shkaktuara nga ky virus i egër”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!