Infermierja me Covid, mjekët në qendrën Shendetësore në Kamzë: Nuk na morën tamponët

schedule14:29 - 8 Korrik, 2020

schedule 14:29 - 8 Korrik, 2020

Një infermiere në shërbimin e urgjencës në qendrën shëndetësore të Kamzës ka rezultuar me koronavirus, por kjo nuk e ka penguar punën këtu.

Infermierja na tregon drejtoi i qendrës Edmond Driçi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpi ndërsa pjesa tjetër e personelit  shëndetësor vijon tu shërbejë qytetarëve.

Personeli mjekësor ka punuar normalisht deri në momentin që ka shfaq shenjat klinike, i kemi bërë një grafi dhe i kemi parë grafinë kemi komunikuar me një kolege dhe kemi thirrur epidemiologun e zonës. Në momentin që i është marrë tamponi dhe kur ka dalë pozitiv ajo është e vetëkarantinuar në shtëpi. Dhe në lidhje me masat mbrojtëse për personelin janë marrë të gjitha sipas protokollit”, është shprehur Driçi.

Nuk është ende e qartë se ku është infektuar infermierja ndërkohë që mjekët tregojnë se thuajse çdo ditë referojnë raste të dyshuara për Covid 19 tek epidemiologët e zonës.

Qytetarët për tu futur në kabinetet e mjekëve  duhet të jenë të pajisur me maksa e të presin  në distancë nga njëri tjetri.  Megjithkëtë ka që u rrëshkasin rregullave ndonëse janë të afishuara në hyrje dhe në korridore.

Bluzat e bardha jashtë kameras shprehin shqetësimin se pas rastit të parë pozitiv në qendrën Shëndetësore asnjë prej tyre nuk është vetë izoluar dhe asnjërit nuk i është marrë tamponi për tu testuar për koronavirus.

Ndërsa drejtori Edmond Driçi thotë se askush tjetër nuk ka shfaqur shenja të Covid 19.

Në mjekësi ka diagnozë dhe tera[o dhe deri më tani asnjë personel mjekësor nuk ka shfaqur shenja nëse do të kemi rast të tillë do të marrim dhe masat e nevojshme. Por nëse unë si personel mjekësor nuk di që të ruaj distancën dhe e di që personeli i urgjencës ka tjetër përgjegjësi në lidhje me këtë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Në këtë qendër shëndetësore shërbejnë rreth 50  mjekë, infermierë e sanitarë dhe marrin shërbim mbi 50 mijë qytetarë.  Mjekët e familjes aktualisht po ndjekin 7 persona me koronavirus. /abcnews.al